Në kuadër të kontrollit të shtuar në komunikacion që nga fillimi i prillit, Policia e Kosovës sot në një operacion taktik në Pejë ka lëshuar fletëgjoba dhe larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta për mosregjistrim dhe për mosmbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë së implementuari planin operativ edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës, si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik gjatë tërë sezonit veror.
Duke marrë parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, Policia e Kosovës apelon për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion.