Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Kështu thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.
Policia me njësitet policore, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore konform procedurave të parapara ligjore, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime, prandaj referimi i çfarëdo adrese tjetër jo kompetente dhe jo profesionale për informatat e kësaj natyre, mund të sjellë deri te keqinformimi i opinionit publik, thuhet në njoftim.