Pas pranimit të informacioneve inteligjente se nga Serbia është futur mall i kontrabanduar në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi përkatëse dhe ka lokalizuar automjetin transportues me të cilin dyshohej se po bartej malli i kontrabanduar.
Policia ka njoftuar se drejtuesi i automjetit ka tentuar të ikë nga policia, ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin. Gjatë kontrollit të automjetit është gjendur tretës i llojeve të ndryshme rreth 1648 litra.
Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë dhe pastaj i është dorëzuar Doganës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Pas pranimit të informacioneve inteligjente se nga Serbia është futur mall i kontrabanduar në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi përkatëse dhe atë dje me datë 14.09.2022 në ora 14:50, përmes Njësitit të trafikut rrugor të Drejtorisë rajonale të Policisë Mitrovicë jugu në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka lokalizuar automjetin transportues me të cilin dyshoje se po bartej malli i kontrabanduar,.
Drejtuesi i automjetit gjatë tentimit të shmangies nga policia ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjendur tretës i llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 1648 (njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) litra.
Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë dhe pastaj i është dorëzuar Doganës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës