Qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, në veçanti Bjeshkët e Nemuna, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre. Kjo për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë.
Kjo është thirrja e Policisë së Kosovës në Pejë ku është theksuar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve.
Në njoftim është theksuar thirrja që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të lajmërojnë autoritetet për çdo person të dystuar që mund të jetë i përfshirë në raste të të tilla.
“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmë tё tё gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkët e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshëm dhe tё përmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj”, është bërë e ditur në komunikatën e Policisë.