Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, do të qëndrojë të hënën për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet në orën 12:05, në kabinetin e presidentes, njofton Zyra e informacionit pranë Presidencës.