Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Pejë. Policia e Kosovës njofton se shkaqet e plagosjes nuk dihen si dhe se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Baran i Epërm të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.