UBT News

​Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë. Në raportin e Policisë bëhet e ditur se i njëjti kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version