UBT News

​Pezullohet kryeprokurori i Gjakovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala pas dyshimeve se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj kryeprokurorit Buzhala.

Këto vendime u morën pas takimit të jashtëzakonshëm të KPK-së lidhur me rastin e kryeprokurorit të Gjakovës.

Pas suspendimit të kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial ka marr vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë.

Exit mobile version