UBT News

​Përmbytje pas shiut në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Kroatët që jetojnë në qytetet Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac u përballën me përmbytje ditët e fundit, por nuk u raportuan të plagosur apo vdekje.

Sipas stacioni televiziv kroat HRT, në qytetin Sisak, lumi Sava përmbyti stallat e një shoqate të kalërimit terapeutik, megjithatë të gjithë kuajt u siguruan të padëmtuar.

Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore, pasi lumenjtë Una dhe Glina, shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika Kladusa dhe Bosanska Krupa.

Exit mobile version