Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqind (100) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.