I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak takoi edhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti. Pas këtij takimi, nuk pati prononcime për media dhe të njëjtat nuk u lejuan as të marrin pamje.
Vizita e Lajçakut te Hoti ishte menjëherë pas asaj që pati me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, dhe konferencës së përbashkët për media.
Lajçak mbërriti pasditen e djeshme në Prishtinë dhe të parin takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin diskutuan rreth dialogut Kosovë-Serbi.