UBT News

​Përfundon numërimi në Gjakovë, Vetëvendosje merr 53%

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore në Gjakovë me 21 mijë e 212 vota apo 53.9 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e dyta me 9 mijë e 710 vota apo 24.67%.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia e tretë në këtë komunë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 352 ose 8.52 për qind, Partia Demokratike e Kosovës e katërta me 2 mijë e 782 ose 7.07 për qind të votave.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, me 47.89 për qind të votave ose 377 mijë e 72 vota.

Exit mobile version