Dhjetëra qytetarë serbë në Zveçan janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara të vendosura para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Ndërsa përfaqësuesit e Listës Serbe për herë të parë nuk shihen në mesin e protestuesve.
Protestuesit herë pas here po dëgjojnë muzikë me këngë nacionaliste kushtuar Kosovës.
Ushtarët e KFOR-it në numër simbolik dhe pa armatim janë duke qëndruar përballë protestuesve.
Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë.