UBT News

​Për paga dhe mëditje ASK shpenzon afër një milion euro

Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha gjatë prezantimit të Raportit Vjetor Financiar për vitin 2020 ka thënë se ka një rritje të shpenzimeve në ASK krahasuar me vitin paraprak për shkak të aktiviteteve përgatitore për regjistrimin e popullsisë.

Për vitin 2020, vetëm për paga dhe mëditje kjo Agjenci ka shpenzuar afër 1 milion euro ose 995 mijë euro.

Berisha ka thënë para deputetëve se ASK në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është audituar nga ZKA, dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë rekomandim, siç tha ai raporti i autitorit ka qenë i mirë.

Komisioni me shumicë votash ka rekomanduar që raporti të dal për votim në seancën e kuvendit të Kosovës.

Tani në pikën e rendit të ditë po shqyrtohet projektligji për Buxhetin 2022 në këtë komision.

Exit mobile version