Nga e hëna deri të enjten 100 kosovarë kanë humbur jetën nga COVID-19. Të hënën u shënuan 20 raste të vdekjes, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32 raste. Ndërsa për këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19.
Kjo ka bërë që spitalet pothuajse të stërmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngre alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore.
Pas situatës alarmante me të infektuar liderët politikë po kërkojnë që fushata zgjedhore për zgjedhjet e lokale e paraparë të zgjatë 1 muaj të shkurtohet në 5 ose 10 ditë maksimumi.