Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi u largua sot nga Tajvani për një vizitë në Korenë e Jugut.
Gjatë vizitës së shkurtër, të paparalajmëruar, e cila u prit me dënime të ashpra nga Kina, Pelosi premtoi solidaritet dhe vlerësoi demokracinë në Tajvan.
Ajo sot u takua edhe me një grup të vogël aktivistësh të arratisur nga Hong Kongu dhe Kina kontinentale, të organizuar nga Instituti Amerikan në Tajvan, i cili në thelb përfaqëson ShBA-në në ishull.
Kjo ishte vizita e parë e Kryetarës të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA në Tajvan që nga viti 1997.
Para Tajvanit, Pelosi qëndroi në Singapor dhe ndalesa e saj e radhës është Seuli.