Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë projektligjin për pagën minimale. Deputeti Mërgim Lushtaku tha se projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale i shkel rregullat e pagës minimale dhe godit personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës, si kategori të djeshme të shoqërisë. Ai tha se me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro neto, Qeveria shkeli edhe premtimin që nuk do ketë pagë minimale nën 350 euro.
“Ne nuk do ta votojmë këtë projektligj për shkak se shkel rregullat e përcaktimit të pagës minimale dhe bënë ndryshimet në një numër ligjesh përmes të cilave goditen pjesët më të ndejshme të shoqërisë sonë. Personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës. Ndryshohet Ligji i punës për interesat e qeverisë dhe ndryshohet ligji për tatimin e pagës pa u analizuar mirë një projekt i tillë për politikat tatimore”, tha ai.