Deputetët e Partisë Demokratike Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca plenare.
Ata e lëshuan sallën gjatë kohës sa nisi votimi për dy anëtarë të Bordit të RTK-së.
Në këtë seancë pa pjesëmarrjen në votim të deputetëve të kësaj partie u votuan disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara të Kuvendit të Kosovës.