Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për pamundësim të votimit të nismës ligjore për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, duke ndërprerë punimet e seancës së sotme parlamentare.
Në një konferencë për media, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se mazhoranca dhe VV po gjejnë metoda të ndryshme në Kuvend për ta penguar votimin e projektligjit.
“Në mënyrë të paprecedentë sot është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe thuhet do të vazhdojë nesër. Kjo është e papranueshme”, tha ai.
Ndërsa deputeti Bekim Haxhiu si iniciues i kësaj nisme ligjore, tha se në fillim pati një optimizëm për votim, por disa deputetë kanë presion nga Qeveria.