UBT News

​PDK fiton më së shumti komuna

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti komuna në zgjedhjet komunale. PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë. Gjithsej nëntë komuna.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

Rezultatet:

PDK: Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas, Dragash

LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosova.

AAK: Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec.

LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë

Nisma Socialdemokrate: Malishevë

Xhafer Gashi: Obiliq

Exit mobile version