Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit të vazhdojnë të qëndrojnë në seancë derisa që për rreth dy orë nuk kanë votuar asnjë pikë të seancës së sotme.
“Që një orë e gjysmë jemi këtu dhe nuk po mund ta kalojmë asnjë pikë të vetme na ka vendosur përpara njëfarë kaosi parlamentar dhe kemi seanca të pambyllura që sa muaj prej vitit të kaluar dhe kjo është e papranueshme dhe unë mendoj se si grup parlamentar të PDK dhe po ashtu besoj edhe me grupet tjera parlamentare nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë sepse është i pakuptimtë qëndrimi jonë në seancë”, tha ai.
E këtij mendimi iu bashkuan edhe deputetët e LDK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se spostimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga rendi i ditës e bënë të pamundur të vazhdojë puna në Kuvend.