Policia e Kosovës ka parandaluar një grabitje të armatosur në qytetin e Pejës. Sipas njoftimit të PK-së, janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, Hetuesit Rajonal kanë reaguar me kohë ku pas analizimit të informatës dhe pas një pune hetimore / operative, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e personave të dyshuar ndërsa me datë 29.08.2022 kanë arrestuar tre (3) persona të dyshuar. Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është nen hetime./UBTNews/