Njësitë e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID-19.
Siç njofton Dogana e Kosovws, në pikëkalimin kufitar të Dheu të Bardhë, oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.
Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht.
Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19.
Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:
1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë
2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë
3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë
4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.
Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.