Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit F.B., i cili dyshohet se sulmoi një grua në një market. Gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të bëhet ekzaminimi psikiatrik.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.10.2021, brenda marketit “Interex”, në Prishtinë i pandehuri F.B. pas një mosmarrëveshje të atëçastshme verbale me të dëmtuarën S.B.H, në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasojë e kësaj i pandehuri e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK”, njofton Themelorja./UBTNews