Dieta të cilin do t’ua përcaktojë mjeku nëse vjen deri inflamacioni i pankreasit është shumë e rreptë, ndërsa pasojat e mosmbajtjes janë edhe më problematike.
Në Universitetin Maryland Medical Center kanë konkluduar që alergjenët rrisin rrezikun nga zhvillimi i problemeve me pankreas.
Alergjenë mund të jenë qumështi, djathi, vezët dhe produkte të tjera qumështore, si edhe ushqimet, të cilave u janë shtuar aditivët kimikë dhe konservansë, gruri, misri dhe soja.
Ushqimet e përpunuara industrialisht të pasura me acidet transyndyrore (margarinë, ushqimet e fërguara në vajra bimore dhe ëmbëlsirat) mund të çojnë deri te zhvillimi i gurëve të tëmthit. Një nga shkaqet kryesore të pankreatitit është kur guri i tëmthit bllokohet në tëmth dhe bllokon kanalin i cili liron enzimat e nevojshme për përpunim adekuat të ushqimit.
Duheni ta reduktoni sasinë e mishit të përpunuar të kuq dhe në vend të kësaj proteinat t’i merrni nga burimet joyndyrore, siç janë peshku dhe fasulet. Duhet të reduktohen, dhe nëse është e mundshme të përjashtohet komplet ushqimi i përpunuar, i pjekur dhe ushqimi i fërguar me vajra të pashëndetshme.
Përmbahuni të mos e teproni me ushqim të ëmbël, ëmbëlsirat dhe drithërat për kafjall, të cilat janë të mbushura me sheqer. Në MayoClinic.com paralajmërojnë që nëse nuk e ndërroni ushqimin, simptomat kronike të pankreatitis mund të zhvillohen në kancerin e pankreasit.
Përveç kësaj, shumë ushqime të pasura me sheqer po ashtu përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave, çka është kërcënim edhe më i madh. Përveç që është mirë të reduktohet sasia e yndyrave të ngopura dhe transyndyrave nga ushqimi, duhet ta reduktoni edhe sasinë e përgjithshme të ushqimit që konsumoni.
Ngrënia e tepërt ngarkon pankreasin, çka çon deri në dëmtime dhe pankreatitis. Përveç kësaj, trashja është edhe faktor i rrezikut për pankreatitis. Reduktimi i konsumit të yndyrave dhe shpenzimi i përgjithshëm i kalorive janë të mira edhe për pankreasin, por edhe për organet tjera.