Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe emisari BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak i kanë shkuar në takim presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ata në hyrje të objektit të presidencës janë pritur nga shefi i kabinetit të presidentes.
Në takimin e përbashkët dy emisarët pritet të bisedojnë me Osmanin për dialogun me Serbinë.