UBT News

​Pahor: Kosova dhe Serbia t’i besojnë dialogut dhe t’i respektojnë marrëveshjet

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka kërkuar të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale. Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.

Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura.

“Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.

Pahor po qëndron sot për vizitë në Kosovë.

Exit mobile version