Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë sot Dragashin në kuadër të vizitave në komunat e vendit. Sipas njoftimit, Osmani pritet të zhvillojë një sërë takimesh.
Në orën 11:00, ajo do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. Në orën 11:40, do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit, ku do të mbajë fjalim, ndërsa në ora 12:10, Osmani dhe kryetari i Xheladini do të deklarohen për media.