Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.