UBT News

​Osmani pret ministrin e Jashtëm polak: Të përkushtuar të kontribuojmë për një Evropë më paqësore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur mëngjesin e sotëm ministrin e Jashtëm polak, njëherit kryesues aktual i OSBE-së, Zbigniew Rau, me të cilin ajo u shpreh se kanë diskutuar për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Osmani tha se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike.

Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euro-atlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta”, deklaroi Osmani.

Exit mobile version