Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se pranimi i moratoriumit në Washington, ku Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos lobojë për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ka cenuar rendin kushtetues të vendit.
Osmani në adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se pranimi i këtij moratoriumi ka cenuar edhe të drejtën për konsolidim për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe e vjetër në të secilin kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qenurit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitetinn tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por realisht edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Tani këto drita jo vetëm që janë të ndezura, por po punohet pa reshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, nënvizoi presidentja Osmani në fjalimin e saj.