UBT News

​Osmani përfundon konsultat me partitë politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar sot takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar mbi caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor ka vlerësuar se vota e deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor është jo legjitime, pasi që ky i fundit është i dënuar për vepër penale, andaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh.

Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike, Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka bërë të ditur se do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante, në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta.

Exit mobile version