Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e njoftuar për detajet e njohjes nga një shtet afrikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se një shtet afrikan ka bërë gati njohjen e Kosovës dhe se për këtë kishte njoftuar paraprakisht Osmanin. Kjo e fundit në një konferencë për media ka treguar arsyet për mos publikimin e emrit të këtij shteti.
“Si presidente jam e njoftuar për të gjitha detajet për procesin e njohjeve dhe jam e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Është në interesin e Kosovës që deri të ndodhë njohja të mos e bëj publike. Kushdo që tenton ta bëjë publike vetëm sa e dëmton procesin”, tha Osmani.
Për më tepër, kreu i vendit tha se Kosova meriton të njihet nga të gjitha shtetet e botës.