Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje para fillimit të Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet këtë vikend në Prishtinë.
Presidentja Osmani ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës do të mbahet nesër forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo tha se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.
Në këtë forum pjesëmarrës do të jenë 400 persona nga 33 shtete të botës. Në kuadër të forumit do të mbahen 16 panele. Hapja zyrtare do të jetë nesër në orën 9:00.