UBT News

​Osmani: Lista Serbe përfaqëson interesat kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu është kundërpërgjigjur Listës Serbe, e cila e quajti të padëshirueshme në veri.

Osmani tha se Lista Serbe është shndërruar në përfaqësim të interesave kriminale.

Ajo tha se qytetarët serbë në Kosovë nuk duhet të bien pre e propagandës së tyre.

Këto komente i bëri në konferencën për medie me presidentin slloven, Borut Pahor.

Osmani po ashtu shprehu mbështetjen për vendimin e Shqipërisë për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Iranin

Exit mobile version