Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur historike vizitën e sotme të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në vend.
Pas takimit me homologun e saj, Osmani tha se është thelbësore që të dyja shtetet të qëndrojnë krah për krah, pas agresionit rus në Ukrainë dhe siç tha satelitëve të saj destabilizues në rajon. Ajo potencoi nevojën e bashkëpunimit rajonal, por vetëm kuadër Procesit të Berlinit. Ndërkohë kërkoi nga Mali i Zi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.