Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që të reagojë ndaj retorikës destabilizuese të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në një konferencë për medie, pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, Osmani tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me njohje reciproke.
“Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut, Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me Kosovën. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi, fqinji jonë verior nuk dëshiron një Ballkan me paqe. BE duhet të reagojë për retorikën e ashpër të saj në rajon”, tha ajo.
Presidentja Osmani kritikoi sërish BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave është vonuar dhe kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së. Kjo duhet të ndodh sa më parë”, tha ajo.
Sot po qëndron për vizitë në Kosovë presidenti Pahor.