Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sipas raportimeve, 6 mijë shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë.
Ndryshe sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet për president dhe ato parlamentare.