UBT News

​Opsioni i ri në Facebook dhe Instagram – fshehni pëlqimet

Pas dy vjet testimi, Facebook po paraqet një mundësi të re – fshehjen e pëlqimeve. Facebook ka punuar mbi këtë opsion që nga 2019 dhe tani ka vendosur që ta vendosin në Facebook dhe Instagram.

Kompania shpjegon se shumë përdorues “vuajnë” kur kanë një numër të vogël pëlqimesh dhe ndihen të turpëruar pasi nuk kanë pëlqime të mjaftueshme.

Ky është një problem i përdoruesve më të ri të rrjeteve sociale, pasi në shoqërinë e sotme, pëlqimet vlerësohen dhe nëse keni një numër të vogël të tyre, nuk jeni mjaft të popullarizuar, kështu që në fund të fshihni postimin, tha kompania në një deklaratë.

Është e njëjta gjë në Instagram dhe Facebook dëshiron të ndihmojë njerëzit më pak të njohur në mediat sociale duke fshehur pëlqimet.

Sido që të tingëllojë kjo, Facebook po e paraqet këtë mundësi dhe së shpejti do të jeni në gjendje të fshihni numrin e pëlqimeve në të dy rrjetet sociale dhe vetëm ju do të mund të shihni numrin e pëlqimeve në postime./UBTNews

Exit mobile version