Opozita ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se ka dështuar në menaxhim të pandemisë Covid-19.
Nënkryetari i komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj tha se kanë qenë shqetësues shifrat e rasteve pozitive por edhe brengosëse humbja e jetës se shumë qytetetarëve si pasojë e infektimit me COVID-19.
Zemaj tha se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është koshient apo i gatshëm për të menaxhuar një situatë të vështirë pandemike. Ai ka ftuar ministrin Vitia që të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.
“Ministri që nuk janë koshient dhe të gatshëm për të menaxhuar një situatë te vështire pandemike ajo qe kemi parë është rritja ekstreme e infeksionit dhe numri i vdekjeve dhe pasojat tjera menaxhimi i distribuimit të dobët të vaksinave edhe gjuajtja e tyre këto tregojnë se Qeveria ka qenë e dobët në këtë drejtim në aspektin e vaksinimit. Qeveria ka krijuar një pasqyre se pandemia ka përfunduar në Kosovës gjë që nuk është dashur të bëhet kur janë rritur shifrat masat nuk kanë qenë konform gjendjen kanë larguar mbikëqyrjen”, tha ai.
Deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu menaxhimin e pandemisë në vend e ka quajtur dështim total që ka quar në katastrofë humanitare dhe përgjegjës e ka bërë ministrin e Shëndetësisë.
Derisa u pajtua qe para komisionit për Shëndetësi të vijë dhe të raportojë ministri Arben Vitia, Haxhiu kërkoi edhe dorëheqjen para anëtarëve të këtij komisioni për shkak të dështimit të menaxhimit të pandemisë.
Ndërsa, deputeti nga radhët e LVV-së, Haxhi Avdyli tha se situata me pandeminë nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën. Sipas tij, Kosova është duke prirë në aspektin e vaksinimit. Ai tha se askush nuk ka mbetur pa trajtim spitalor.