Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi paralajmëroi se mungesat e mundshme të ushqimit të shkaktuara nga lufta në Ukrainë mund të çojnë në trazira globale dhe shpërngulje diku tjetër.
”Lufta në Ukrainë ka ndikuar në shumë situata të tjera delikate, duke i bërë ato më kritike”, tha Grandi pas një takimi të ministrave të Zhvillimit të BE-së, në Bruksel.
Grandi i konsideroi krizën e sigurisë ushqimore, krizën e energjisë, rritjen e çmimeve dhe paqëndrueshmërinë si pasoja globale të luftës në Ukrainë.
“Nëse vendet do të përfshihen nga këto trazira dhe brishtësia politike, do të ketë më shumë zhvendosje”, tha Grandi duke bërë thirrje për vëmendje adekuate kundrejt krizave në Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Azi. /DPA/