OKB tha këtë të premte se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1 mijë e 333 janë plagosur në Ukrainë deri më 17 mars. Shumica prej tyre humbën jetën nga bombardimet me armë dhe raketa.
Numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë pasi OHCHR nuk ka mundur të mbledhë informacion nga disa prej qyteteve më të goditura, përfshirë edhe Mariupolin.