Rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm po marrin pjesë në Panairin e Punës. Ky panairi i cili do të jetë i hapur gjatë ditës në Sallën e Kuqe në Prishtinë, po mbahet për herë të parë pas pandemisë. Ai po organizohet nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).
Nita Prapashtica nga Oda Ekonomike Amerikane tha se për shkak të kërkesave të mëdha te kompanive për punonjës, panairi po organizohet sërish.
“Oda Ekonomike Amerikane e ka organizuar panairin e punës me qëllim të njoftimit të punëkërkuesve dhe punëdhënësve potencialë. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm. Të gjithë janë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane. Është panairi i parë që kemi organizuar pas pandemisë dhe po shpresojmë që nga ky panair do t’ ju siguromë të rinjve oferta për punësim”, ka thënë ajo.