Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 43.70 për qind të votave në kryeqytet. Rezultatet preliminare tregojnë për një epërsi për Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje me 42.67 për qind ose 15462 vota.
Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 28.97 për qind ose 10499 vota. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.25 për qind ose 7699 vota.
Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.65 për qind ose 1686 vota. Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 2.19 për qind ose 792 vota. Avni Çakmaku nga FJALA 0.15 për qind ose 56 dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.12 për qind ose 42 vota.