Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës janë përjashtuar nga vendet e tyre të punës, ndërsa një tjetri i është shqiptar masa disiplinore e ndalimit të ngritjes në detyrë, me arsyetimin se të tre kanë pasur mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë ditë.
ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës./UBTNews