Bota është vetëm një hap larg një lufte bërthamore dhe po kërcënohet nga një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Ky është paralajmërimi i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës se Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”, u shpreh Gueterres.
Këtë deklaratë Guterres e ëeri gjatë fjalës hapëse në konferencën për vendet e anëtarësuara në traktatin e mospërhapjes bërthamore. Kreu i OKB-së Guterres kërkoi më shumë angazhim deri në eleminimin e plotë të armëve të rezikshme.
Frika për perdorimin e armëve bërthamore u rikthye pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.