Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet për veprën penale kanosje dhe ngacmim.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi nga 1 deri më 26 shtator kishte kanosur dhe ngacmuar ish-të dashurën e tij dhe prindin e saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si kanosje dhe ngacmim.