Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person ndërsa janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe katër pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 21.
Kosova deri më sot ka administruar gjithsej 1 milion e 836 mijë e 378 vaksina kundër COVID-19. Me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 370 qytetarë, me dozën e dytë 824 mijë e 767, me dozën e tretë 105 mijë e 250, ndërsa me dozën e katërt 1 mijë e 798 qytetarë./UBTNews/