Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot, ku fillimisht nuk kishte kuorum për ndryshimin e vendimit për komisionin e shëndetësisë, i cili po kërkon që të ketë kompetenca edhe për çështje sociale.
Ndërkohë, ka nisur interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen e faljes së gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.