Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare. Kryesia kishte kuorum për të nisur mbledhjen, megjithatë nuk dihet nëse anëtarët nga opozita do të votojnë për rendin e ditës.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash të mbetura nga seancat e kaluara, por edhe disa projektligje të reja.